Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ju nuk jeni prokurore”, Veliaj acarohet me gazetaren kur pyetet për ‘Ndraghetan’

“Ju nuk jeni prokurore”, Veliaj acarohet me gazetaren kur pyetet

Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAk për të kallëzuar penalisht kryedemokratin Sali Berisha, me pretendimin se ky i fundit ka shpifur kur e ka akuzuar për lidhjet dhe pastrimin e parave me shtetin e Iranit.

Veliaj u pyet nga gazetarja Klodiana Lala edhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij, për disa lidhje të mundshme me rrjetin e ‘Ndraghetas’. Veliaj fillimisht e shmangu pyetjen, por më pas u acarua duke iu kthyer ashpër gazetares.

Kryebashkiaku i tha Lalës se ajo nuk është një prokurore që t’i japë përgjigje.

Biseda:

Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s'kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni ju Prokurore do vij të flas me ju. Faleminderit, të fala Saliut, me datë 19 me Polici.

 

Të fundit