Flash News

Ditari i Maxhorancës

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, kush pritet të marrë nesër mandatin e deputetit të PS-së

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, kush pritet të marrë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon nesër seancë për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste.

Vendin e tij pritet ta zërë socialisti Erjon Meka, i cili ka qenë i rradhës në listat e PS për zgjedhjet e 2021.

“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Çyrbja ka thënë për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me paraqitjen në SPAK. Ai ka thënë për mediat se ka arsye shëndetësore që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur ai ka qenë drejtor Hipoteke.

 

Të fundit