Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ka porosit vrasje", Balla reagon pas denoncimit të Berishës

"Ka porosit vrasje", Balla reagon pas denoncimit të Berishës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se socialisti ka porositur vrasje dhe se është bashkëpunëtor me bandat.

Balla ka replikuar me liderin e PD, teksa i tha se ai nuk ka asnjë akuzë mbi supe. 

Balla: Do më duhet të përdor kohën edhe për një replikë ndaj dikujt me të cilin më është dashur të përballem shumë shpesh në këto 21 vite. Kujtoj një koleg të PS që në përballje më të parë në 2005 me individin, më tha ‘Taulant nuk ia vlen të përballesh me të sepse është i paskrupullt dhe të sulmon me shumë të pavërteta që dashur apo padashur të bëjnë pis’. Kolegu në një moment të caktuar erdhi dhe u bë aleat me zotërinë. Ilir Meta ka qenë që ma ka thënë. Me Metën kam qenë koleg, e kam pasur kryetar në FRESH. Gjithë jetën pulitke sa e kishte kundërshtar i tha gjithë të zezat. I them atëherë Ilirit, ‘e kam ndarë mendjen dhe mendoj se gjërat duhen thënë përballë’, ti ngele një komunist i pandreqshëm dhe gjithë jetën vjen këtu dhe thua ‘tha ky, tha ai’.

Nuk bëhem pishman që të kam kallëzuar për dosjen e ‘Partizani’ dhe pse më duhet të përballoj këtë baltë që më hedh ti përditë. Jam shumë krenar për familjen time, për zonën nga vij dhe shkoj çdo fundjavë, jo si ti që shkon me autoblindë në Tropojë. Kemi dhe një çështje me ty që nuk do flasim dhe ia kemi lënë drejtësisë, zbardhjen e vrasjes shtetërore të 21 Janarit. Jam krenar që nuk kam asnjë akuzë mbi supe siç ke ti që vodhe fushat e Partizanit për t’u pasuruar.

Të fundit