Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ka zëra në PD se do kandidoni në Shkodër për të tërhequr të pakënaqurit pas largimit të Topallit”, si përgjigjet Berisha

“Ka zëra në PD se do kandidoni në Shkodër për

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon ta mbajë ‘top-sekret’ vendimin se ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Duke folur në ‘abc news’, Berisha tha se vendimin do ta shpallë kur të merret nga kryesia e Partisë Demokratike.

“Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por kjo është top sekret. Në fakt nuk ka asnjë vendim. Kjo do të shpallet kur të merret vendimi nga kryesia e Partisë Demokratike“, tha Berisha.

 I pyetur nëse do të pranonte të kandidojë në Shkodër, pasi ka zëra brenda PD se kjo strategji mund të përdoret për të tërhequr të pakënaqurit pas largimit të Jozefina Topallit, tashmë me një lëvizje të saj politike, Berisha nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por tha: “Me 26 qershor 2013 kam dhënë dorëheqjen nga çdo lloj protagonizmi politik në drejtimin e PD”.

Të fundit