Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kalo ti i pari. Jo jo, ti"/ Rama dhe kryeministri holandez batuta para hyrjes në samit

"Kalo ti i pari. Jo jo, ti"/ Rama dhe kryeministri holandez batuta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga mbërritja në Samitin Brdos dhe takimi me liderët e ndryshëm të shteteve europiane.

Rama ka mbërritur në të njëjtën kohë me kryeministrin holandez Mark Rutte. Në video shihet teksa Rama i ka lë rrugën për të hyrë i pari Rutte, në shenjë respekti, por të njëjtën gjë bën dhe ky i fundit.

Ky moment, i cili ka zgjatur disa sekonda është shoqëruar me batuta mes kryeministrave. "Kaloi ti i pari. Jo, jo, ti i pari", kanë thënë Rama e Rutte.

Udhëheqësit kanë shkrepur dhe foton zyrtare dhe më pas kanë hyrë në takim. Tjetër detaj që ra në sy gjatë videos, ishte biseda e Ramës me presidentin francez Emmanuel Macron, ku të dy ishin seriozë.

Të fundit