Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kam bërë gabimin më të madh dhe po vuaj sot", Manastirliu nxjerr videon e pacientëve të Spitalit Infektiv

"Kam bërë gabimin më të madh dhe po vuaj sot",

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të dy pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv, të cilët iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë.

Një prej pacientëve tregon se bashkëshorti i saj i vaksinuar kundër Covid-19 nuk u sëmur, ndërsa ajo pati simptoma të rënda dhe u detyrua të shtrohej në spital. Nisur nga kjo, ajo i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Të njëjtin apel e bën dhe një tjetër pacient, i cili iu bën thirrje njerëzve që të mos hezitojnë kur bëhet fjalë për vaksinimin.

"Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot. Prandaj njerëz vaksinohuni. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, ndërsa unë e pavaksinuar u sëmura rëndë", u shpreh pacientja.

Ndërsa pacienti tjetër shtoi: "Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni"!

Të fundit