Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kampioni i Europës në atletikë, Izmir Smajlaj i bashkohet PS: Më pëlqen të jem pjesë e ekipit fitues

Kampioni i Europës në atletikë, Izmir Smajlaj i bashkohet PS:
Në foto: Izmir Smajlaj dhe Veliaj

Një tjetër figurë e botës së sportit i bashkohet Partisë Socialiste. Ai është atleti shkodran dhe njëherazi kampioni i Europës, Izmir Smajlaj.

Atleti ka marrë pjesë gjatë takimit të sotëm në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit, ku shprehu mbështetjen për këtë forcë politike dhe kryebashkiakun Veliaj. Smajlaj u shpreh se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues.

“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.

Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.

“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.

Të fundit