Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kanabisi/ Gjylameti: Shqipëria ka avantazh konkurrues, pse të mos e legalizojmë kur e favorizon klima

Kanabisi/ Gjylameti: Shqipëria ka avantazh konkurrues, pse të mos e

Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka komentuar nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

E ftuar në “Opinion”, Gjylameti tha se në Shqipëria ka një klimë që favorizon prodhimin, teksa e cilësoi si një avantazh konkurrues me vendet e tjera që e kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.

“Për sa kohë diskutohen në Europë një gjenerim prej  58 miliardë dollarësh përafërsisht pas 6 viteve, nëse në shohim që Greqia po e përdor, të njëjtën gjë mund të ketë edhe Shqipëria.

Ajo që ne duam është që ne të krijojmë kuadrin ligjor për ta bërë të mundur. Më pas është industria ajo që do të merret me gjetjen e tregut apo për të qenë përpunues.  Në 20 vite numri i vendeve që e ka legalizuar është rritur në shifra marramendëse. Përsa kohë kemi avantazh konkurrues për shkak të kushteve klimaterike, përse duhet të mos e lejojmë”, tha Gjylameti.

 

 

 

 

Të fundit