Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kanabisi, iniceneratorët, fondet e BE-së, Rama mbledh Asamblenë

Kanabisi, iniceneratorët, fondet e BE-së, Rama mbledh Asamblenë

Partia Socialiste të mërkurën që vjen  do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Sipas raportimve në media mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30..

Në mbledhjen e Asamblesë pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Po ashtu, mendohet se në forumin e lartë vendimmarrës të socialistëve do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.

Ndërkohë kujtojmë që muajt që lamë pas, kanë qenë të mbushur me skandale për PS-së. Duke nisur që me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrit Vangjush Dako e duke pasur deri në udhër arrestin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Të fundit