Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, deputeti: Kam shërbyer vetë aty, funksionon edhe si poligon qitjeje

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, deputeti: Kam shërbyer vetë

Deputeti i PS, Denis Deliu, njëheerësh ish-ushtarak komentoi aksionin e policisë, ku zbuloi një parcel me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania se ushtarakët nuk kanë lidhje me kanabisin e sekuestruar në bazën ushtarake, por kjo nuk i shpëton ata nga përgjegjësia për të kontrolluar dhe ruajtur territorin.

“Ushtria është pjesa më e pastër dhe më korrekte e shoqërisë. E kuptoj vështirësinë e ushtarakëve në këtë repart. Unë kam shërbyer vetë aty dhe e di që ky repart shërben edhe si poligon për qitje me armë të artilerisë së rëndë dhe ka një hapësirë shumë të madhe. Në disa vende kanë rënë predha, disa nga të cilat të pashpërthyera dhe ku personeli i shërbimit e ka të vështirë të futet.

Mendoj se ushtarakët nuk kamë lidhje fare me kultivimin, por kanë përgjegjësi për kontrollin e dhe ruajtjen e territorit ushtarak. Duke qenë me hapësirë të madhe gjeografike, kjo ka bërë të mundur që në zona të pyllëzuara, aty bëhet qitje me armë të kalibrave të ndryshme, ku  edhe ushtarakët e kanë të vështirë të shkojnë, pasi disa predha nuk shpërthejnë. Në distanca të ndryshme ka banesa rreth repartit ushtarak”, tha Deliu.

 

Të fundit