Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kandidati i PS: Ky ka qenë projekti më i mirë i qeverisë ‘Berisha’

Kandidati i PS: Ky ka qenë projekti më i mirë i qeverisë

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka veçuar një nga projektet më të mira të qeverisë Berisha.

I ftuar në Klan News, Beci ka veçuar projektin e rrugëve rurale.

Unë nuk kam qenë asnjëherë në politikë, as në kohën kur kam bashkëpunuar me ish-kryeministrin Berisha e derisa të shkoja në Parlament. Kam qenë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit apo i KESH-it, jo anëtar partie dhe nuk jam as sot.

Nuk kam qenë kurrë. Arsyeja pse është menduar me një lloj asocimi politik ka qenë se gjatë qeverisë së ish-kryeministrit Berisha, projekti më i mirë dhe ndoshta më i suksesshmi i asaj qeverie ka qenë projekti i rrugëve rurale, i bërë me donatorët që unë kam qenë drejtori i fondit. Ishte produkti më i mirë që Qeveria Berisha prodhoi nga programi.

Po kështu edhe gjatë qeverisjes së qeverisë Rama, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me donatorët arriti të bëjë disa nga projektet zhvillimore të jashtëzakonshme në qytete”, tha Beci.

Të fundit