Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kandidati i PS në Librazhd ‘reciton’ fjalimin, shkrihet së qeshuri bashkë me Gjiknurin para qytetarëve

Kandidati i PS në Librazhd ‘reciton’ fjalimin, shkrihet së

Kandidati i Partisë Socialiste në Librazhd, Mariglen Disha është shfaqur mjaft euforik në miting-un e zhvilluar me banorët e tij. Madje euforia nuk e ka lejuar t’i përmbahet fjalimit të shkruar nga këshilltarët e tij.

Disha ka nisur të recitojë fjalimin duke shkaktuar të qeshura në sallë, madje edhe Damian Gjiknuri është shkrirë së qeshuri me të folurën e Dishës, i cili jo pak herë u ngatërrua me fjalët e tij.

Ajo që nuk është shumë etike lidhet edhe me mënyrën se si Disha “e reciton” para qytetarëve duke qeshur dhe aspak serioz.  

“Për 10 vitet e fundit unë kam punuar në Kadastër, Tiranë, Elbasan dhe pak kohë në Korçë. Mendoj se kam administruar më së miri pjesën e pronave, ku kam ndjekur çështjet më delikate si çështja e pronës. Duke e renditur veten si profesionist, sot besohem nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i qarkut zoti Damian Gjiknuri që të drejtoj bashkinë e Librazhdit. Jam kandidat i PS-së për të garuar përballë kandidatit tjetër në zgjedhjet e 14 majit.

Kam biseduar me ju në çdo fshat dhe çdo cep të qytetit ku kam ndarë me ju problemet që keni. Ju garantoj që të gjitha problemet që keni nuk do t’i shmang asnjëherë, por do mundohem t’i zgjidh. Kam dëshirë dhe vullnet t’ju shërbej juve duke investuar në infrastrukturë rrugore, në çerdhe, në kopshte dhe në shkolla, në rrjetin elektrik dhe në ujësjellës, në hapësira të gjelbra. Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni dhe ju garantoj që të gjitha shënimet që kam mbajtur unë si kryetar i ardhshëm i Librazhdit do mundohem t’jua zgjidh. Do jem i njëjti administrator siç kam punuar në detyrat e mëparshme. ndihem i vlerësuar nga PS, më 14 maj të votojmë PS-në dhe mua si kandidat i forcës më të madhe në Shqipëri. Më jepni besimin tuaj dhe do t’ju përgjigjem me punën time. Ju falënderoj të gjithëve që keni dëshirë të vazhdoni përpara dhe jo mbrapa”, ka thënë Disha.

Të fundit