Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kandidon në Vlorë dhe Durrës, Rama: Do rri deputet aty ku më duan më shumë

Kandidon në Vlorë dhe Durrës, Rama: Do rri deputet aty ku më

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të fushatës elektorale nga Durrësi, një nga qarqet ku kandidon si deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu, Rama kandidon edhe në Vlorë. Gjatë një takimi në Durrës tha se do të qëndrojë si deputet aty ku ta duan më shumë.

“Unë jam në të dyja vendet Vlorë dhe Durrës dhe them që do rri aty ku më duan më shumë. Kjo është garë mes njerëzve të babës dhe njerëzve të nënës.

Ata të nënës janë shumë të fortë, e kanë inatin të madh. Këta të babës nuk janë inatçinj të mëdhenj megjithëse durrsakët e kanë atë inatin e fshehur dhe e mbajnë më gjatë se nuk e nxjerrin me pasion.

Por këtu në këtë moment nuk ka kohë për ta mbajtur gjatë, por duhet nxjerrë me pasion në sensin e garës, që këtu të marrim një rezultat kuptimplotë për të afirmuar domosdoshmërinë për të vazhduar dhe kryer punët që kemi nisur dhe për të mos lejuar që të kthehet mbrapsht rrota e historisë”, u shpreh kryeministri. 

 

 

Të fundit