Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kanë në dorë fondet për Shoqërinë Civile, Rama emëron ‘njerëzit e tij’ si anëtarë bordi

Kanë në dorë fondet për Shoqërinë Civile, Rama

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është vendosur emërimi i katër anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e shoqërisë Civile.

Ajo që bie në sy është se emrat për të cilët është firmosur sot në mbledhjen e Këshillit btë Ministrave njihen si bashkëpunëtorë të qeverisë Rama.

Eridana Cano është drejtore e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, Besmir Gjokuta pjesë e stafit të kreut të qeverisë, si dhe Oltjon Muzaka që më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Financave, si dhe Elira Kokona. 

VENDIMI:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Emërimin në detyrë të anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:

– Z. Oltjon Muzaka;

– Znj. Elira Kokona;

– Z. Besmir Gjokuta;

– Znj. Eridana Cano.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kujtojmë se dhe më 26 Maj të këtij viti, Rama emëroi tek Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Bashkim Muçën, Iris Luarasin, Leart Kolën, Ylljet Aliçkajn dhe Vasilika Hysin.

 

Të fundit