Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon kërkesën e Alibeajt. Regjistron në zgjedhjet lokale kanditatin e PS-së, Qerim Ismailaj

KAS rrëzon kërkesën e Alibeajt. Regjistron në zgjedhjet

KAS ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe ka regjistruar në zgjedhjet lokale kandidatin e PS-së për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Kërkesa e grupit të Alibeajt ishte bërë me arsyetimin se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar (GJKKO) e kishte dënuar me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti.

Arsyeja ishte për fallsifikim të dokumentave dhe për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.

 

Të fundit