Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kemi siguruar 1 milionë e 600 mijë vaksina”, Rama: Jemi në negociata me kompani të tjera

“Kemi siguruar 1 milionë e 600 mijë vaksina”, Rama: Jemi
Kryeministri Edi Rama

Në konferencën me fokus shëndetësinë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te fushata e vaksinimit. Ai tha se është duke diskutuar për të marrë vaksina me kompani dhe shtete të tjera.

“Në vitin 2013 kishte 0 vaksina për gripin, tanië shtë falas për më shumë se 350 mijë qytetarë dhe 4 herë më shumë se në 2019. Kemi siguruar vaksinën edhe pse më kushte aspak të favorshme për vendin tonë.

Kemi siguruar 1 milion e 600 mijë doza për 800 mijë qytetarë përmes Covax nga Pfizer. Jemi në negociata me kompani të tjera. Jemi në negociata me të tjerë, qoftë me kompani të tjera dhe shtete të tjera”, tha Rama.

Të fundit