Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kemi tre skenarë”, Manastirliu tregon gjendjen shëndetësore të Piperos

“Kemi tre skenarë”, Manastirliu tregon gjendjen
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një prononcim për gazetarët foli për gjendjen shëndetësore të mjekut Pëllumb Pipero, pasi u infektua me Covid-19.

Ajo tha se është në gjendje të mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Manastriliu foli edhe për procesin e vaksinimit dhe skenarët që mund të vërë në zbatim ministria e Shëndetësisë.

“Pipero është mirë. Është duke kaluar ditët e COVID dhe do kemi besoj shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin që deri tani më informojnë se gjendja e tij është e mirë. Për marrjen e dozës së dytë do të vendosin mjekët dhe infermierët. Vaksinimi përfshin të gjithë popullatën. Ne jemi të përgatitur. Kemi tre skenarë që i kemi bërë të ditur.

Skenari i parë është ai i 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj. Skenari i tretë është 24 muaj. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me skenarin e parë. ISHP sikurse ka informuar dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra për variantet dhe punën e tyre në vazhdimësi. Deri tani nuk kemi raste të varianteve të reja të COVID. Puna është duke vazhduar. Jemi në situatë delikate”, tha ajo.

Ditën e sotme nisi marrja e dozës së dytë të vaksinës, ku të parët që iu nënshtruan procesit ishte kryeministri Edi Rama dhe Shefja e Infektivit, Najada Çomo.

Të fundit