Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kërcënimi i Vuçiç me luftë, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare: Deklaratë e papërgjegjshme, përcaktoi se konflikti me shqiptarët s'ka mbaruar

Kërcënimi i Vuçiç me luftë, vjen reagimi i

Vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën, teksa ka përmendur tensionet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta.  

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar deklaratën e presidentit serb si të papërgjegjshme dhe si një shmangie të deklaratës së firmosur në Shtëpinë ë Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë "të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë ë Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!”, shprehet Majko.

 

Të fundit