Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kërkojini falje", Rama dikur e mbronte, sot asnjë fjalë pas dënimit të Saimir Tahirit

"Kërkojini falje", Rama dikur e mbronte, sot asnjë

"Nuk kërkoj falje as për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn. Jeni ju që duhet t'i kërkoni falje Tahirit për lincimin në bazë të thashethemeve të dy trafikantëve dhe që kërkuat arrestimin. Edhe prokuroria e orkestruar politikisht kërkoi arrestimin".

Kështu deklaronte kryeministri Edi Rama në emisionin 'Real Story', në 2018-ën, teksa jo vetëm që refuzonte të kërkojë falje për kanabizimin e vendit dhe për promovimin e Saimir Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, por kërkoi nga gazetarët dhe analistët që t'i kërkojnë ata falje ish-ministrit.

Sipas Ramës, akuzat ndaj Saimir Tahirit ishin të pabaza dhe llogje të dy trafikantëve dhe se mazhoranca ka bërë gjënë e duhur kur nuk lejuan arrestimin e ish-ministrit.

Me vendimin e sotëm të apelit të GJKKO, duke dënuar ish ministrin me 3.4 vite burg duket se Rama e ka patur gabim.

Madje, deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga vetë Rama për ish ministrin e tij, të cilin e ka cilësuar edhe si ‘ministri kampion’.

Të fundit