Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet nesër seanca ndaj Veliajt në Apelin e GJKKO-së

Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet nesër seanca ndaj Veliajt në

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme (11 Mars) në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij.

Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet në orën 10:00.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës reagoi ditën e sotme në një postim në Facebook, ku u shpreh se do të jetë i pranishëm në seancë.

“Më shumë do të them nesër në seancë! Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë!”, shkruan Veliaj.

Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi“, njofton Apeli i GJKKO.

Të fundit