Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kini shumë kujdes”, Rama i del sërish në mbrojtje Serbisë: Nuk heq dot dorë shpejt nga gazi rus

“Kini shumë kujdes”, Rama i del sërish në mbrojtje

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje Serbisë, kur është pyetur se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian me Serbinë, pasi kjo e fundit nënshkroi kontratë hidrokarburesh me Rusinë.

Në një intervistë për median holandeze, ‘De Volkskrant’, Rama thotë se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin – dhe madje të çojë në konflikt të hapur”, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat serbe.

Të fundit