Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kishte shpresa sot”, Rama ‘show’ në konferencën me Vuçiç: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

“Kishte shpresa sot”, Rama ‘show’ në

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel u shpreh i keqardhur për Samitin e BE-së në të cilin nuk pati asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ai tha se i vjen keq që BE-ja u tregua e paaftë të çlirojë dy pengje Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga vetoja bullgare dhe se nuk ishte aspak surprizë rezultati i Samitit të sotëm.

Ndërkohë, me batutë i bëri thirrje gazetarëve që të lexojnë postimet e tij në Twitter dhe jo propagandën serbe. Kjo batutë e Ramës erdhi pasi, Vucic i ndërhyri në fjalim duke i thënë se “Rama kishte pak shpresë se do të ketë rezultate pozitive sot”.

 

 

Të fundit