Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK, reagon Rama

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në platformën X lidhur me zgjedhjen e Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK.

Rama shkruan se Braho, i cili mori 7 vota pro, meriton përgëzime për arritjet e dukshme të institucionit gjatë mandatit të mëparshëm dhe shpreh besimin se SPAK do të vazhdojë misionin e vet në mënyrë të pavarur dhe në kushte optimale.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh mes katër kandidatësh për të çuar më tej punën e mandatit të tretë të institucionit. Ai merr stafetën nga drejtuesi aktual, i cili meriton përgëzime për arritjet e dukshme të SPAK gjatë tre viteve të fundit. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë sonë për të përmbushur në mënyrë të pavarur dhe me kushte optimale misionin e vet,” shkruan kryeministri.

Të fundit