Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi e pranon: Do të angazhojmë patronazhistët për zgjedhjet lokale

Klosi e pranon: Do të angazhojmë patronazhistët për

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka pranuar se PS do të angazhojë patronazhistët për zgjedhjet e ardhshme lokale. 

I ftuar në ‘Now’ në Euronews Albania, Klosi refuzoi t’i quajë patronazhistë, por struktura elektorale. Deputeti u shpreh se falë patronazhistëve sot PS është më e fortë, dhe detaji që i diferencon nga partitë e tjera politike. 

“Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë. Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike”, tha Klosi. 
 

Të fundit