Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi konfirmon qëndrimin e Ramës: Ministrat janë të paprekshëm

Klosi konfirmon qëndrimin e Ramës: Ministrat janë të

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka konfirmuar qëndrimin e Ramës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën shpalli kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK.

Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi theksoi se Partia Socialiste do të mbështesë drejtësinë e re, por nuk do të pranojë pezullimin e një ministri.

“Për hir të kronikës nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por sa i përket raportit me PS-në, ne disa parimeve i qëndrojmë shumë fortë. E para, mbështetja për drejtësinë e re dhe organet e drejtësisë së re dhe atë çfarë drejtësia e re merr vendim. Diskutimi më i madh është për procedurat, e cila është diçka tjetër. Sa i përket vendimit të Kushtetueses, ne vazhdojmë t’i qëndrojmë fort parimit mbi të cilin pati dhe reagimin Kryeministri, raportin midis institucioneve që është drejtësia në një krah dhe ekzekutivit, për postet që janë të delegueshme. A mund të pezullohen apo jo. Vetë Parlamenti apo Kryeministri nuk u sqarua ky vendim. Ky është vendim i qartë për ne, ku ne asnjëherë nuk do ta pranojmë që një organ që s’është i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër, një funksion të padelegueshëm”, tha Klosi.

Kryeministri Rama paralajmëroi e do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga SPAK. 

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X.

Të fundit