Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë, ta kthejmë në marketing

Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve të hoteleve dhe pikave
Blendi Klosi

Së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve në industrinë e turizmin. Lajmin e bëri me dije ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ai tha se të parët që do të vaksinohen janë stafet e hoteleve dhe pikave, të cilat vizitohen më shumë.

Ai tha se shoqatat në këtë sektor duhet të përgatisin një listë të hoteleve që frekuentohen më shumë nga turistët. Gjatë një takimi me operatorët turistik, Klosi tha se procesi i vaksinimit duhet të kthehet në marketing dhe të tërheqë sa më shumë vizitorë.

“Do të duhet nga shoqatat që ju përfaqësoni të kemi një listim të hoteleve të cilat kanë kontratat më të sigurta me operatorët turistik. Do të duhet të kemi një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë dhe janë le të themi ato pikat e para që duhet të vaksinohen, pasi ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të sektorit të turizmit, por mundësitë nuk janë pa fund.

So do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë proces në një proces marketing për Shqipërinë, në një proces ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar mikpritja edhe sjellja e mirë karshi qytetarëve të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit të higjienës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”, tha Klosi.

Të fundit