Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi takon Vuçiçin: Turizmi s’ka kufi, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor

Klosi takon Vuçiçin: Turizmi s’ka kufi, është

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd me fokus kryesor bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Klosi shkruan se turizmi s’ka kufi prandaj duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për ta zhvilluar turizmin në Ballkan. 

Ai shton më tej se ky takim vlen për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëve dhe zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi dhe nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin shqiptar.

Postimi i plotë:

Turizmi s"ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit . Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit , si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit , për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta . Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit