Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klotilda Bushka del pas 4 orësh nga SPAK, "kyç" gojën për mediat

Klotilda Bushka del pas 4 orësh nga SPAK, "kyç" gojën

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi për rreth 4 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Pas daljes ajo nuk bëri komente për gazetarët, ndërsa avokati i saj Henrik Ligori tha për mediat, se: Nuk ka komente, nuk ka akuzë".

Ajo  u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj disa ditë më parë, dhe akuzohet për pengim të së vërtetës.

SPAK ka dyshime se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët që janë thirrur për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me dosjen ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin  dosjen numër 27 të vitit 2024.

Të fundit