Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçi: Dritan Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës së PS

Koçi: Dritan Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës

Deputeti socialist Petro Koçi deklaroi se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.

Për Euronews Albania, Koçi tha se gjykimi mbi mënyrën se si Leli ka qeverisur është bërë më herët se sa prag zgjedhjet vendore.

“Gjykimi mbi mënyrën sesi ka qeverisur zoti Leli, është bërë shumë më herët sesa ky pragu zgjedhor ku fillojnë dhe diskutojnë edhe emrat e kandidatëve. Kjo lloj situate nuk ka lidhje me këtë fenomen që ka ndodhur shumë më herët se para zgjedhjeve politike. Z.Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës së PS-së, aty përgjegjësit politikë janë ndërruar disa herë”, u shpreh deputeti.

Të fundit