Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçi-opozitës: Duhet ta pranojmë, na keni ndihmuar të fitojmë mandatin e tretë

Koçi-opozitës: Duhet ta pranojmë, na keni ndihmuar të

Deputeti i maxhorancës Petro Koçi deklaroi se fitorja e mandatit të tretë nga PS-ja është jo vetëm meritë e deputetëve të saj, por edhe e opozitës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Koçi tha sistemit të ri zgjedhor, maxhoranca fitoi edhe falë opozitës, e cila sipas tij nuk i mbajti premtimet e dhëna qytetarëve. Koçi theksoi se opozita është fajtore për vrasjen e aktivistit të PS-së Pjerin Xhuvani në Elbasan.

“Ra sistemi i Dushkut dhe votat e shumë qytetarëve shkuan për partitë më të mëdha. Është normale që opozita do të kërkojë më shumë për standartet e procesit, ne jemi në variantin oj oj po njëlloj. Ne fituam dhe është merita e qeverisë dhe puna e mazhorancës, por duhet të pranojmë se na keni ndihmuar që të fitojmë mandatin e tretë. Keni premtuar se shqiptarët do të hanin në lugë floriri, kjo bëri që qytetarët të besonin në atë që ofronte mazhoranca. Pretendimi i opozitës është se janë vjedhur zgjedhësit dhe jo votat por një gjë e tillë nuk ka si të ndodhë, ju na ndihmuat dhe në gjëra të tjera, ju organizuat bandën që tmerruan me një vrasje në Elbasan, ishit ju që bashkë me presidentit dekretuat shtyrjen e zgjedhjet lokale, që dogjët kutitë e votimit në Shkodër”, deklaroi Koçi.

Të fundit