Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçi sfidon Ramën: Shkarko Veliajn, pozita nuk të mbron nga ligji

Koçi sfidon Ramën: Shkarko Veliajn, pozita nuk të mbron nga

Erion Veliaj, edhe pse në burg prej 21 shkurtit, vijon të mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Rama komandoi Anuela Ristanin, e cila në vazhdën e shkarkimeve të urdhëruara, u shkarkua bashkë me nënkryetarët.

Pavarësisht se Rama pohoi zëvendësimin e Veliajt me deputetët në terren, asnjë nga kolegët socialistë të kryebashkiakut të burgosur nuk ka dalë me një qëndrim për drejtimin e bashkisë.

Petro Koçi, i cili refuzoi të kandidonte më 11 maj në listat e hapura, është i vetmi nga radhët e socialistëve që ka kërkuar hapur dorëheqjen e Veliajt. Këtë kërkesë, Koçi e ka parashtruar në mbledhjen që Rama bëri dje në periferi të Tiranës me socialistët.

Koçi ka renditur arsyet se pse sugjeroi dorëheqjen e Veliajt, duke e konsideruar këtë më shumë si një akt burrëror, se sa instikt frikacaku.

“Dorëheqja do ishte një kartë e fortë morale dhe do e forconte kredibilitetin e pretendimit për pafajësi. Në rrethanat aktuale ky akt do të përbënte një shërbim madhor dhe pse jo një sakrificë për Tiranën, Partinë Socialiste dhe punët e panumërta që ka përsipër Bashkia me madhe e vendit tonë. Mendoj se dorëheqja do përbënte një qasje burrërore dhe jo një sjellje nga pozita dobësie”, thotë Koçi në reagimin e tij.

Nën rreshta, Koçi duket se kërkon që PS dhe vetë Veliaj të pranojnë krizën brenda Bashkisë së Tiranës. Ndër të tjera, ai i dërgon edhe një mesazh kryebashkiakut.

“Pozita e të zgjedhurit nuk krijon asnjë avantazh apo lehtësi në rastet e ndjekjes penale. Të qenit deputet, kryetar bashkie apo edhe ministër nuk krijon asnjë lehtësi në raport me ndjekjen penale, masat e sigurisë apo ndëshkimin penal”, shkruan Koçi.

Kujtojmë se polici Fatjon Bici, i cili i dha Veliajt telefonin për të folur me familjarët, ka zbardhur pjesë nga bisedat e kryebashkiakut i cili kërkonte të bënin çmos që ai të kandidonte për deputet, në mënyrë që t’i shpëtonte SPAK-ut.

“Erioni tha se duhej të sakrifikonin një nga studentët për t’u futur si deputet, që ai të merrte mandatin dhe t’i shpëtonte SPAK-ut. Përmendi emra si Tërmet Peci dhe dikë me mbiemër Malaj, që sipas tij po bëheshin deputetë për të shmangur ndjekjen penale”, tha Baci në dëshmi.

REAGIMI:

Perse kam sugjeruar dje doreheqjen e zotit Veliaj:

1. Tirana nuk mund te qeveriset me korrespondence edhe nese i zgjedhuri do te duhej ta ushtronte detyren me kete metode ne kushte lirie. Kryetari i Bashkise ka nje pergjegjesi dhe ngarkese teper te madhe per te mundur ta kryeje misionin e qeverisjes edhe ne minimumin e detyrurueshem nga kushtet e lirise se kufizuar ne izolim.

2. Tashme eshte vertetuar se pozita e te zgjedhurit nuk krijon asnje avantazh apo lehtesi ne rastet e ndjekjes penale. Te qenit deputet, kryetar bashkie apo edhe minister nuk krijon asnje lehtesi ne raport me ndjekjen penale, masat e sigurise apo ndeshkimin penal. Perkundrazi, eshte krijuar perceptimi qe shpesh pozita e te zgjedhurit po perben nje rrethane me shume renduese sesa lehtesuese per te pandehurit. Kjo nuk do te thote qe rasti i zotit Berisha mund te justifikohet. Ai qartazi eshte trajtuar si perjashtim.

3. Duket si kontroverse, por nje doreheqje e mundshme e Erionit do konsiderohej me shume si respektim i betimit qe ai ka bere per ti sherbyer Tiranes dhe si besnikeri ndaj votebesimit plebishitar sesa si nje dorezim. Gjykoj se ky akt do perceptohej qartazi nje qasje e ndryshme dhe moralisht e kundert me ate te zotit Berisha, i cili mbertheu poziten e Kryeyarit te PD per te fituar imunitet perballe akuzes dhe procesit penal.

4. Doreheqja do ishte nje karte e forte morale dhe do e forconte kredibilitetin e pretendimit per pafajesi. Ne rrethanat aktuale ky akt do te perbente nje sherbim madhor dhe pse jo nje sakrifice per Tiranen, Partine Socialiste dhe punet e panumerta qe ka persiper Bashkia me madhe e vendit tone.

5. Mendoj se doreheqja do perbente nje qasje burrerore dhe jo nje sjellje nga pozita dobesie.

Besoj se edhe kundershtaret me te eger te zotit Veliaj do te hiqnin  kapelen nga respekti.

6. " Mbrojtja" qe zoti Sali i beri Erionit ne fakt nuk perben ndonje reflektim te kreut te PD mbi standartet e drejtesise, por thjesht nje taktike per te imunizuar prapanicen e vet.

7. Ky qendrim i imi eshte jo vetem personal por tejet dashamires dhe i hapur. Keshtu qe cdo Nest Angon e cdo spiun frikacak si ai qe ka nahija jone politike te mos ferkoje duart nga gezimi.

Të fundit