Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçi: Të shtunën propozojmë Presidentin, PS s’mban përgjegjësi për 3 raundet e para

Koçi: Të shtunën propozojmë Presidentin, PS s’mban

Deputeti i PS, Petro Koçi, tha se të shtunën do të propozohet emri i Presidentit të ri nga maxhoranca.

I ftuar në Ora News, Koçi teksa iu referua Partisë Demokratike tha se ndarja në dy palë i pengoi të bënin një hap më shumë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Të shtunën e sigurt emri i presidentit. Deri më tani procesi është konfedencial dhe ky është një proces i natyrshëm. Nëse PD do të ishte e unifikuar do të kishim një veprim edhe më të qartë dhe më të materializuar për propozim konkret. Por fakti se ato janë dy palë dhe përgjithësisht akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti besoj se i ka penguar të bënin ndonjë hap real, në këtë drejtim”, tha Koçi.

Koçi tha se e drejta e propozimit në tre raundet e para i takonte Enkelejd Alibeajt, duke i hequr përgjegjësinë PS-së. Deputeti tha se nuk është në interesin e socialistëve që Presidenti i ri të dalë nga radhët e qeverisë.

“Ne ia kishim lënë të drejtën e propozimit opozitës për tre raundet e para. Këtu s’ka ndonjë përgjegjësi PS. Sigurisht që retorikat opozitare, gjithmonë përpiqen që për çdo gjë që nuk ndodh siç duhet të akuzojnë mazhorancën. Qasja jonë ka qenë për një figurë sa më të pranueshme nga opozita, nëse jo nga e gjithë opozita nga një pjesë e saj. Nuk ka ndonjë interes mazhoranca që presidenti të quhet patjetër i veti. Një pjesë e akuzës nga ana e opozitës është e pambështetur”, shtoi Koçi.

Të fundit