Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçiu dënon hedhjen e molotovëve ndaj Kryeministrisë, hesht për ujin me piper ndaj protestuesve dhe Berishës

Koçiu dënon hedhjen e molotovëve ndaj Kryeministrisë,

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë në përfundim të fjalës së Sali Berisha, duke dënuar çdo inkurajim të akteve të dhunës nga drejtues të opozitës.

Në reagimin e saj publik, ajo theksoi se dhuna nuk është zgjidhje, por shfaqje dëshpërimi që rrezikon jetën e qytetarëve, policëve dhe gazetarëve.

Sipas saj, të rinjtë dhe të miturit e përfshirë në incidente të tilla nuk janë heronj apo trima, por të keqpërdorur nga politika e dhunës.

Ndërkohë, gjatë protestës pati edhe ndërhyrje të forcave të rendit me përdorimin e ujit me piper ndaj protestuesve, madje edhe në drejtim të vetë Berishës.

 Për këtë veprim nuk ka pasur deri tani asnjë reagim nga ministrja, duke lënë pa koment mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë përshkallëzimit të situatës.

 

Të fundit