Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodheli: Shqipëria dhe MV ta vazhdojnë bashkë rrugën drejt integrimit në BE

Kodheli: Shqipëria dhe MV ta vazhdojnë bashkë rrugën drejt

Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shqipërisë për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka komentuar kërkesën e Bullgarisë, që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të mos e penguar integrimin nga vetoja bullgare.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kodheli u shpreh hapur kundër ndarjes mes dy vendeve, duke theksuar se me zhvillimet pas zgjedhore, Bullgaria të mundohet të ndryshoje qëndrim dhe të heqë veton ndaj RMV-së, që po pengon edhe integrimin e Shqipërisë.

"Unë ju falenderoj për pyetjen. Shqipëria në fakt ka një shok të mirë në këtë rrugëtim. Është pikërisht bashkëkryetari i saj, komshiu, neighborhood-i po të doni, meqë jemi këtu në Amerikë, që është Maqedonia e Veriut. Dhe besoj që ky ka qenë një rrugëtim nga ku ne kemi ditur të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, po ashtu të përfitojmë nga njëri-tjetri. Kështu që nuk mendoj që Shqipëria do të kërkojë të mund të shkëputet dhe të duhet të shkëputet. Besoj dhe shpresoj shumë që me zhvillimet e fundit mbaszgjedhore në Bullgari, Bullgaria të mund të ndryshojë qëndrim, të heqë veton dhe mund të hapi rrugën Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë dhe Shqipërisë për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare ku me gjasë ne do të marrim OK-in për hapjen e negociatave", u shpreh Kodheli.

Të fundit