Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodheli: Vetingu në politikë duhet pranuar, të kalojnë në sitë pushtetarët e 30 viteve

Kodheli: Vetingu në politikë duhet pranuar, të kalojnë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Mimi Kodheli ka dalë në mbështetje të propozimit të PD mbi vetingun e politikanëve.

E ftuar në Euronews Albania, deputetja e PS foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë.

 “Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli.

Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli, e cila shtoi se pas kësaj, mund të ketë veting për median dhe biznesin.

 

Të fundit