Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodi i heshtjes, Rama ende asnjë reagim për tensionet e shkaktuara nga serbët në Kosovë

Kodi i heshtjes, Rama ende asnjë reagim për tensionet e shkaktuara nga

Prej dy ditësh, Kosova është përfshirë nga një situatë e tensionuar. Shkak për këtë është bërë hyrja në fuqi e vendimit për reciprocitetin e targave, të cilin serbët nuk e pranojnë. Zyrtarët serbë të komunave veriore dhe deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqjen, ndërkohë ndaj autoriteteve të Prishtinës është rritur presioni për ta shtyrë hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Një ditë më parë, NATO shprehu gatishmërinë për të ndërhyrë në rast se rrezikohej stabiliteti. Ky qëndrim u mbështet edhe nga politika shqiptare. Përfaqësues të opozitës si Sali Berisha dhe Ilir Meta përshëndetën vendimin e NATO-s dhe dënuan veprimin e serbëve, që sipas tyre, ishte urdhër i Aleksandër Vuçiç.

Madje edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagoi duke kërkuar nga autoritetet në Tiranë që të tregojnë mbështetje për Kosovën. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, nuk ka asnjë reagim nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë koment për situatën në Kosovë, duke mos dënuar kështu, sjelljen e Serbisë. Kjo nuk është hera e parë që Rama zbaton “kodin e heshtjes” për problemet që Kosova ka me Serbinë.

Qëndrimet e Ramës janë kritikuar shpesh, teksa është konsideruar si mbështetës i Vuçiç dhe jo i Kurtit. Edhe në raste të ngjashme, si lufta në Ukrainë, kryeministri shqiptar i ka dalë në mbrojtje Serbisë, duke kërkuar që të mirëkuptohet qëndrimi i saj për të mos i vendosur sanksione Rusisë.

Të fundit