Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodi Zgjedhor/ “Jemi të tronditur”, Rama reagon pas letrës së 8 eurodeputetëve: Janë të keqinformuar, ‘Venecia’ e mirëseardhur kur të vijë

Kodi Zgjedhor/ “Jemi të tronditur”, Rama reagon pas letrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas letrës së tetë eurodeputetëve, të cilët i kërkuan qeverisë shqiptare të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Rama zgjodhi të përgjigjet nga foltorja e Kuvendit, ku sot me shumicë votash u rrëzua dekreti i presidentit Ilir Meta për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor, duke thënë se eurodeputetët janë të keqinformuar qëllimisht mbi këtë situatë, ndërsa shtoi se opinioni i Komisionit të Venecias do të shqyrtohet kur të vijë në dhjetor.

“Më shkruanin dje 8 eurodeputetë jemi të tronditur. Për cfarë? Do i përgjigjem me shkrim. Po për çfarë janë tronditur? Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marrë vite.

Ata janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë kryeministër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim. Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje.

Ligji ka kaluar, kushtetuta është ndryshuar. Venecia është i mirëseardhur kur të vijë do e shohim dhe do hapim një diskutim n ga e para nëse do ketë nevojë. Po zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik.” u shpreh Rama.

Të fundit