Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama 'sfidon' Metën: Firmose ose ktheje sa më shpejt

Plani 5 pikësh i Partisë Demokratike, Rama 'injoron' Bashën: Nuk ia kam idenë këtij lloj plani

“Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama 'sfidon'

Kryeministri Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një takim me drejtuesit politik të qarqeve për të kuptuar më tepër rreth ecurisë së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit Rama u shpreh i vendosur në qëndrimin e tij për zbatimin e kodit zgjedhor, pavarësisht kundërshtive të Metës.

Përmes një mesazhi, Rama ka zgjedhur të sfidojë Presidentin, pas deklaratës së tij se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, duke theksuar se “atëherë kërkesa e tij do të rrëzohet.”

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon  në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Rama.

Referuar planit 5 pikësh të Partisë Demokratike, të prezantuar pak kohë më parë nga Basha, kreu i qeverisë përgjigjet “nuk ia kam idenë këtij lloj plani”.

Të fundit