Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim", Rama: Askush s'mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta

"Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim", Rama:
Kryeministri Rama pas takimit me drejtuesit politik të PS

Maxhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në një prononcim për mediat pas takimit me drejtuesit politik të PS-së, kryeministri Rama theksoi se Kodi Zgjedhor i kthyer për shqyrtim nga Presidenti Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

“Askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se, Meta ktheu për rishqyrtim në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke theksuar se “Rama shkeli '5 Qershorin'”, Presidenti argumentonte se ndryshimet ishin kryer në mënyrë të njëanshme, pa konsensus politik dhe se i shërbenin vetëm maxhorancës. Madje, me kërkesën e kryedemokratit Basha, Meta dërgoi Kodi Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias.

Të fundit