Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Koha e moshetimeve ka mbaruar", Veliaj për arrestimet nga SPAK: Askush nuk është i paprekshëm, s'do i bëhem mburojë askujt

"Koha e moshetimeve ka mbaruar", Veliaj për arrestimet nga SPAK:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur në të njëjtën linjë logjike me kryeministrin Edi Rama, sa i përket arrestimeve të fundit nga SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS.

Veliaj tha se kushdo që është i implikuar, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga kryeministri apo kryetari i bashkisë. 

"Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë." tha Veliaj për News24.

Lidhur me përballjet me opozitën pas shtatorit, Veliaj tha se në Kuvend do të ketë debate të shëndosha dhe se mezi po i pret edhe në Këshillin Bashkiak.

"Unë jam kryetar i bashkisë. Mua më është dukur absurd ikja nga parlamenti, i këshillave bashkiakë, lënia në baltë e qytetarëve. Ajo është detyrë, të jesh përfaqësues i atyre që nuk e pëlqejnë punën tonë. Kjo është loja e demokracisë. Unë mezi pres dhe mirëpres në Bashki sapo të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe të jenë në këshillin bashkiak. Në parlament do të ketë debate të shëndosha. Strategjia e opzitës duhet të jetë konstruktive, duhet të bëjë diçka tjetër mos ndoshta merr një tjetër rezultat. Për të gjitha këto arsye, jeta na ka treguar se kush e ndryshon veten, ndryshon edhe lojën”, tha Veliaj.

Të fundit