Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Koka e korrupsionit’, Rama: Jam i gatshëm të shkoj që nesër në SPAK, që të mos bëjmë referendum

‘Koka e korrupsionit’, Rama: Jam i gatshëm të shkoj

Kryeministri Edi Rama, në konferencën përmbyllëse të punimeve të Kongresit, tha se është i gatshëm të shkojë në SPAK dhe të tregojë kokat  e vërteta të korrupsionit.

Rama deklaroi se asnjë që godet dhe ha në kurriz të PS-së, nuk do të kursehet teksa paralajmëroi që koka e korrupsionit bën mirë të merret vesh pa u bërë një referendum.

“Asnjë kursim për të goditur këdo qoftë në këtë anë që ha besimin e njerëzve, besimin e kësaj familje dhe timin. Ne ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t'ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut. Mos bëjmë referendum që ta marrin vesh me referendum. Jemi në kushtet kur drejtësia e drejtë tani ka filluar të shfaqet në jetën e shqiptarëve. Pas 500 vjetësh dhe nuk e ekzagjeroj fare”, tha Rama.

Kryeministri pohoi se e mbëhstet drejtësinë, p;or do të duhet që SPAK të bëjë më shumë duke synuar edhe dyer në të cilat nuk ka trokitur. Rama përmendi shpesh arrestimin e zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila u la në qeli për 3 vite pasi mori ryshfet një arkë me peshk, një telefon dhe një shumë parash.

“E kanë gjetur hapur derën në fakt. Nuk i ka penguar askush, kanë hyrë, të vazhdojnë. Kanë mbështetjen time 100%. Por ama të shikojnë edhe dyert e tjera ku deri tani nuk kanë trokitur. A s;kanë pasur kohë, a kanë harruar, a..mos them të tjera se janë hipoteza. Di që këto goditje që kanë ndodhur kanë vetëm një vlerë, vlerën e inkurajimit të shpresës. Nuk janë goditje reale kundër kuçedrës së korrupsionit”, u shpreh Rama.

Të fundit