Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kompania u tërhoq nga Porto Romano, Rama s’tërhiqet: Ata që fërkojnë duart e kanë gabim

Kompania u tërhoq nga Porto Romano, Rama s’tërhiqet: Ata që

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ndërtimi i Portit në Porto Romano, ndërsa dha mesazhin se “ata që fërkojnë duart e kanë gabim”.

Në konferencë me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se pas tërheqjes së kompanisë për shkaqe ekonomike, tha se po përgatitin hapin e radhës, por nuk sqaroi çfarë.

Rama u shpreh më tej se “të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë qofshin forca të brendshme apo të jashtëm do  mbeten me gishtin që do ta zgjedhin vetë në gojë”.

“Nuk e kemi fare informacionin që ka pasur ndonjë komponent tjetër që  ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Por unë dua ti jap një mesazh atyre që kanë penguar portin dhe që  fërkojnë duart që mendojnë se ia dolën. E kanë shumë gabim, sepse thjesht kanë hapur një rrugë tjetër, që nuk e bllokojnë më.

Ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Nuk them më shumë sepse jemi duke përgatitur hapin tjetër. Por është e sigurt që të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë qofshin forca të brendshme apo të jashtëm do  mbeten me gishtin që do ta zgjedhin vetë në gojë”, tha Rama.

 

Të fundit