Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Komunizmi pati edhe të mira”, Majko komenton deklaratën e Luljeta Bozos: Jemi në një periudhë të vërtetash

“Komunizmi pati edhe të mira”, Majko komenton deklaratën e

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar deklaratën ‘shokuese’ të inxhinieres  Luljeta Bozo, kandidate e PS për deputete e renditur e para në Tiranë në studion televizive të “Dekalog se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte pasur më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, Pandeli Majko e ka komentuar këtë deklaratë duke thënë se ky reflektim duhet të orientohet në mënyrë të qartë dhe nuk mendon se kanë pasur të bëjnë me konceptin e rivlerësimit.

Në jemi në një periudhë të vërtetash. Ky reflektim duhet të orientohet në mënyrë të qartë dhe nuk mendoj se kanë pasur të bëjnë me konceptin e rivlerësimit, por që janë disa gjëra që reflektohen edhe sot. Bozdo nuk kishte shkuar në atë emision për të analizuar Shqipërinë dje dhe sot. Bozdo dhe Çomo nuk kanë ardhur të venë emër në PS por kanë ardhur të vënë nga emri i tyre”, u shpreh Majko.

 

Të fundit