Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqja shkon për herë të parë në SPAK

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqja shkon për herë të parë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkuar mëngjesin e sotëm në SPAK. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët për koncesionin e sterilizimit.

Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK. Më herët në Prokurori ka qenë dy herë ish-zëvendësministri, Klodian Rjepaj dhe zyrtarë të prokurimeve në ministri.

Koncesioni i sterilizimit u firmos gjatë kohës që Beqja drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Koncesioni u fitua nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili dyshohet se është mik i Beqjas.

Për këtë kontratë, hetimet vijojne prej tre vitesh, pasi dyshohet se është abuzive. Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 milionë euro, nga 12 që parashikonte kontrata.

Të fundit