Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e quan "sukses" koncesionin 100 mln euro që çoi në qeli ish-zv.ministrin

Rama e quan "sukses" koncesionin 100 mln euro që çoi

Teksa SPAK vijon hetimet për koncesionin e sterilizimit, i cili çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, kryeministri Rama është kujdesur t’i hedhë një sy asaj që tashmë po kthehet në rrezik për qeverinë.

Rama ka inspektuar bashkë me Manastirliun Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndjekur nga afër procesin e sterilizimit. Para mjekëve, Rama tha me krenari se pavarësisht hetimeve (përfshirë këtu zyrtarëve që janë pas hekurave”, koncesioni i sterilizimit mbetet një “nismë madhore e suksesshme” e qeverisë.

Rama nuk harroi të siguronte edhe se çdokush që ia punon qeverisë, të mos mbetet i pandëshkuar, por pa përmendur “meritat” e ministrit të Shëndetësisë asokohe, Ilir Beqaj, për të cilin SPAK ka nisur hetim.

“Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, deklaroi Rama.

Të fundit