Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konferenca e Ambasadorëve, Rama vazhdon propagandën për turizmin në vend: Kemi rritje të investimeve të huaja

Konferenca e Ambasadorëve, Rama vazhdon propagandën për turizmin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt në Tiranë. i tha se jemi një vend i vogël por që përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm në botë. Ndërkohë nuk harroj ti mëshojë propagandës për miliona turistë në Shqipëri. 

“Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri. Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë.

Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.

Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, tha Rama.

Të fundit