Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konfirmohet varianti britanik i Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Qarkullon që prej janarit

Konfirmohet varianti britanik i Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu:
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për situatën aktuale, duke theksuar se numri i fataliteteve dhe i shtrimeve mbtetet i lartë. Ajo tha se deri më sot janë kryer 21.619 vaksinime dhe se ky proces po përfundon për bluzat e bardha.

"I kemi sytë te fushata e vaksinimit. Nesër pesim 38.400 vaksina nga AstraZeneca dhe do të fillojë vaksinimi i mësuesëve. 21.619 të vaksinuar deri më tani. Pothuajse kemi përmbyllur vaksinimin e bluzave të bardha.

Kemi një tendencë të uljes së infektimeve ditore, por vlerësohet që kemi ende një numër të lartë të fataliteteve dhe shtrimeve", tha ministrja.

Kjo e fundit konfirmoi se në Shqipëri ka mbërritur varianti britanik i Covid-19. Ministrja deklaroi se nga rezultatet e verifikimeve të kampioneve të marra në janar-shkurt në laboratorin e virologjisë, doli se ato janë me variantin britanik.

"Në vlerësimin e situatës janar-shkurt janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me Ankaranë. Rezultet treguan se kampionet ishin infektuar me mutacionin britanik. Varianti është në qarkullim në më shumë se 70%. Dyshimet e arsyeshme që ekspertët patën që në momentin që filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar. Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion", u shpreh Manastriliu.

Të fundit