Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati i PS për bashkinë e Tiranës, ka bërë goxha punë

Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati i PS për bashkinë e Tiranës,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri konfirmon se Erion Veliaj do jetë kandidat i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Në emisionin Noë në Euronews Albania, Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj do kandidojë për një mandat të tretë në krye të bashkisë së kryeqytetit, pasi sipas tij ka bërë goxha punë.

 “Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë, por kur rri gjatë në detyrë ka dhe kritika dhe sulme, kjo është normale në politikë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit”, tha Gjiknuri.

 

Të fundit