Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konfirmon Rama: Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja, ishim të shqetësuar për zhvillimet me rendin publik

Konfirmon Rama: Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja, ishim të

Kryeministri Edi Rama konfirmon se Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët dhe qytetarët, Rama tha se Nanos iu kërkua dorëheqja për shkak të zhvillimeve të papëlqyeshme për rendin publik.

“Është e vërtetë, i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri.

Ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë policia e shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.

 

Të fundit