Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konfirmon Rama: Shqipëria do të marrë 6 dronë luftarakë nga Turqia

Konfirmon Rama: Shqipëria do të marrë 6 dronë luftarakë

Kryeministri Edi Rama konfirmon se Shqipëria do të marrë 6 dronë luftarakë nga Turqia.

Duke folur në një intervistë në ‘Opinion’ nga New York-u, Rama tregoi se çfarë kishte biseduar me presidentin turk Erdogan në takimin mes tyre në fillim të gushtit.

Sipas tij, Shqipëria do t’i blejë këto dronë me çmim të arsyeshëm dhe do përdoren në disa drejtime.

“Ne biseduam për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në procesin e përfundimit të marrëveshjes për të marrë dronë bajraktarë.

Shqipëria do marrë dronë të armatosur bajraktarë. Do ti paguajmë dhe janë me cmim të arsyeshëm. Ata janë me pako, do jenë 6 dronë të armatosur dhe do shërbejnë për qëllime civilel. ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim, kultivimin e narkotikëve etj”, tha Rama.

Të fundit